|
Nje gojedhene e vjeter thote se dikur ky fshat ishte i mbuluar nga uji, i cili duke u pakesuar la pas lym e balte qe ndikoj ne rritjen e kallamit te eger ose kallamit , bime kjo qe i dha ketij vendi emrin Kallmet. Kallmeti eshte nje vendbanim i lashte. Gjetjet arkeologjike ne te gjithe shtrirjen e fshatit tregojne se ketu eshte banuar qe nga periudha e gurit te ri e deri ne antikitetin e vone . Edhe pas pushtimit romak popullsia vazhdoj te banoje ketu dhe krijoj kulturen e saj te veçante. Foto e varrezes Kete e deshmon varreza mesjetare e gjetur tek ullishta e Gjek Simonit (shekulli 6-8 e.s.). Vazhdimesia e jetes se ketyre banoreve ne Kallmet nuk u nderpre, ata krijuan kulturen e tyre, kristalizuan tiparet dalluese duke e bere kete fshat nje njesi etnografike te veçante ne rrethin e Lezhes. Dalluese eshte veçanarisht veshja e grave dhe e vajzave me rroba krejt te bardha (vazhduese e veshjes Ilire).
Kallmetasit jane bujq dhe vreshtare te mire , ata krijuan varietetin e rrushit kallmet, fasulen me emrin kallmet dhe ullirin kokerr madh qe permendet ne literaturen shkencore bujqesore. Ne Kallmet jane ngritur monumente te kultures si Kisha e Eufemise e shekullit 13-te.Kisha e Eufemise eshte vend i shenjte ku vine besimtare nga gjithe Lezha dhe me larg çdo te premte apo feste fetare. Gjithashtu Kisha Eufemia eshte vleresuar nga Keshilli i Qarkut Lezhe si monument i rendesise se vecante. Nje monument i kohes tone eshte zbukurimi i brendshem i kishes se Shenkollit. Ne Kallmet linden dhe punuan njerez te shquar si Frang Bardhi, Dod Koleci, Prend Suli, Luigj Bumçi etj.
Frang Bardhi Luigj Bumçi
 
Ne vitin 1671 Kallmeti kishte 35 shtepi (katolike) me 350 fryme. Disa familje u larguan dhe u vendosen ne fshatin e sotem Kallmet te Tiranes te cilet jane te besimit islam. Kallmeti perbehet nga keto lagje: Kliçe, Markanokaj, Ndregjonaj, Nduemarkaj, Blush, Mapreç, Gjatore, Çanak, Haber, Kolsimonaj, Luzhe,Kolpepaj, Pemaj, Fushe e Madhe. Popullsia ka nje rritje te madhe progresive. Ajo merret kryesisht me bujqesi dhe blegtori dhe eshte e lidhur shume me vendin e saj.
Numri i familjeve:
| | 1960 | 1979 | 1985 | 1989 | 2001 | 2005 | 200 | Familje | 211 | 360 | 475 | 562 | 780 | 850 | 900 | Banore | 1596 | 2578 | 3043 | 3276 | 3600 | 3770 | 3900 | Kallmeti ka qene treve e kuvendeve dhe e veprimtarive patriotike perzonen veriore . Kujtojme : nisjen e Lezhjaneve per mbrojtjene Hotit e Grudes kunde rmalazezeve ne prill 1880. Ketu kane ardhur Ded Gjon Luli e Bajram Curri. Kallmetoret kane luftuar per liri dhe pavaresi. E rendesishme eshte lufta ne Zallin e prrojte te Rraboshtes me 18 Maj 1912 kunder ushtrise Turke kum beten te vrare 35 ushtare osmane. Dhane jeten kallmetoret: Pjeter Ll.Ndoj, Lazer Pata, Gjon Koleci dhe Prend Mapreçi te cilet jane shpallur deshmore te pavarsise.
Gjate luftes Nacionalçlirimtare 84 kallmetore u rreshtuan me brigaten 24 partizane . Nga bombardimet gjermane ne Kallmet mbeten te vrare 2 partizane, italiane dhe nje kallmetor Ndue S.Nikolli.
Pas viteve 1990 filloi levizja e lire e njerezve brenda dhe jashte vendit. Te rinjte moren rrugen e emigracionit ne fillim drejte Greqise dhe me vone drejte Europes perendimore. Emigracioni Ekonomik (Maj 2001 ) | | Gjithsej | Itali | Greqi | Angli | Gjermani | Belgjike | Sh.B.A | Irlande | Familje | 170 | 94 | 69 | 4 | - | 2 | 1 | - | | Banore | 1050 | 666 | 334 | 30 | 4 | 6 | 6 | 4 | Krah pune | 862 | 562 | 262 | 24 | 3 | 4 | 5 | 2 | Femije | 188 | | | | | | | | Femije te lindur ne emigracion gjithsej 54 (femra29) Pozitive eshte se te rinjte kallmetore femijeve te tyre u vene emra shqiptare. Kallmetori nuk i largohet fshatit te tij , sepse eshte i bukur , i paster, afer qytetit, me mal me bore ne dimer, i pasur me burime uji, i gjelberuar gjate gjithe vitit. Nga viti 1991 deri ne 2005 u larguanper ne Lezhe 34 familje. Lidhja me autostraden do t’ia shtoje mundesine perparimit te fshatit. Popullsia historikisht eshte arsimdashese: kemi dy kopshte femijesh, dy shkolla te ciklit te ulet, dhe nje e mesme ebashkuar me 8-vjeçaren me 500 nxenes. TE DHENAT PER ARSIMIN
Shkolla shqipe ne Kallmet u hap me 1902 me 20 nxenes. Para 1944 popullsia ishte 80% analfabet. Ne vitin 1938 shkolla e Kallmetit kishte 38 nxenes Pas çlirimit u hap shkolla fillore e detyruar ne Gusht 1946 me 168 nxenes. Ne vitin 1955 hapet shkolla 7 vjeçare e detyruar. Ne vitin1989 hapet shkolla e mesme me dy dege Agrozoteknik dhebujqesi.  Numri i nxenesve eshte si me poshte: -Cikli i ulet 11 4 nxenes -Cikli i larte 182 nxenes -E mesme159 nxenes Dy kopshte me 50 femije Personeli mesimdhenes prej 28 mesues Te dhena per kuadrin: Sot kanembaruar nga fshati Kallmet mbi 85 vete shkollen e larte.
Ne vitin1992 u krijua qendra e komunes me perberje fshatrat Kallmet i madh , Kallmet i vogel, Rraboshte, Merqi. -Zgjedhjet e para i fitoi PD Gjoke Gjini -Zgjedhjet e dyta i fitoi PD Llesh Hila -Zgjedhjet e treta i fitoi PS Nikoll Gjini - Zgjedhjet e katerta i fitoi P S Shtjefen Haberi -Zgjedhjet e pesta i fitoi PD Petrit Marku

Zyret e Komunes POZICIONI GJEOGRAFIK
 Fshatrat e komunes Kallmet ndriçohen ne rrezet perendimore te malit Vele, ne kodrat e ulta ne te dy anet e rruges automobilistike Lezhe -Vau I Dejes. Jane te pasura me burime natyrore uji, me kullota dhe te mbuluara me ullinj shekullore. Duke qene te futura thelle ne rreze te malit keto fshatra kane veçorite dalluese lokale te klimes. Merqia eshte e pershtateshme per kultivimin e perimeve. Kallmeti e Rraboshte te pershtatshme per vreshta dhe ullishte. Ketu kultivohet dhe hurma e portokalli. Klima eshte mesdhetare fushore me dimer te bute e te lagesht e vere te nxehte e te thate. Temperatura e Janarit arrin 6-10 grade, ndersae korrikut 25-26 grade. Reshjet shkojne rreth 1300- 1500 mm shi ne vit. FSHATI RABOSHTE Fshati raboshte shtrihet ne Veri te Lezhes 2.5 km nga rruga nacionale Lezhe - Shkoder dhe eshte pjese e Komunes Kallmet. Prejardhja e banoreve te ketij fshati eshte nga zona e Mirdites kryesisht nga zona e Oroshit. Lagjet apo fiset e fshatit Raboshte jane si me poshte: LagjaPocaj, Pemaj, Cunaj, Ballije, Spigj, Markaprenaj, Kolpalaj, Gjonokaj, Gjekaj, dhe Tataj.
-Fshataret e Raboshtes shquhen per patriotizmin dhe per ruajtjen e traditave dhe zakoneve te zonave nga kane ardhe. Veshja tradicionale eshte veshja kallmetore dhe mirditore. Banoret e ketij fshati zakonisht merren me bujqesi dhe blegtori. Shquhen per prodhimin e varieteteve te rrushit dhe kultivimin e ketij produkti. index.php?option=com_content&task=section&id=6&Itemid=45 FSHATI MERQI Fshati Merqi eshte fshat i Komunes Kallmet , dhe gjendet ne Veri Lindje te Lezhes. Fshati kufizohet ne veri me Rraboshte nga Lindja me malin e Merqise i cili ndodhet 565 m mbi nivelin e detit .Nga ana perendimore, mali bie pak a shume gradualisht mbi fushen e Zadrimes . Ne veri te ketij mali ndodhen kodrat e Raboshtes me lartesi 300m te cilat mbasi nderpriten nga perroi i Kallmetit ,vazhdojne me Malin e Kallmetit ,q e eshte pjese e malit te Veles. Ne perendim Merqia kufizohet nga lumi Drin dhe ne jug me qytetin e Lezhes . Ne veri kalon lumi Curraj dhe ne jug ndodhet Gryka e Zeze,n ga lindja kalon perroi i Gjashit . Nje pjese e mire e zones kodrinore –malore shquhet per rritjen e kultivimin e ullirit , per prodhimet bujqesore , pervec duhanit toka eshte pak rendimentale . Kjo zone shquhet per patriotizmin, e tregon fakti se ne 1703 u mblodh kuvendi I arberit ne vendin e quajtur Kisha e Arberit.
|